image “Ish-vrasës serik”, kështu shkruan në profilin që mban emrin Dukagjin Nikollaj

Siguri

“Ish-vrasës serik”, kështu shkruan në profilin që mban emrin Dukagjin Nikollaj

news image

Dukagjin Nikollaj dyshohet të jetë i përfshirë në krimin që ndodhi mbrëmë në “Bon Vivant”, lokalin në qendër të Prishtinës.

Gazeta Sinjali ka raportuar se i njëjti që ka mbrëmë ndodhet në arrati.

Nikollaj tash e sa kohë kërkohet nga FBI, për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht për ato të ndërlidhura me trafik droge.

Në një profil në Facebook që mban emrin e tij, por që nuk dihet a menaxhohet nga i njëjti shkruan se ai ka qenë ish-vrasës serial.

Të dyshuar për vrasjen në Bon Vivant janë edhe Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, dhe Hysni Geci dhe Gzim Zakuti, po ashtu të arrestuar, shkruan Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/