image Ekskluzive: Ky është i shumëkërkuari dhe dy të tjerët që u përfshinë në krimin e rëndë në ‘Bon Vivant’

Siguri

Ekskluzive: Ky është i shumëkërkuari dhe dy të tjerët që u përfshinë në krimin e rëndë në ‘Bon Vivant’

news image

Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin mbrëmë. Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur ‘Bon Vivant’, është Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti, po ashtu të arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Por këta nuk janë të vetmit që dyshohet se ishin përfshirë në shkrepjen e armëve.

Sinjali mëson ekskluzivisht se Dukagjin Nikollaj, 40-vjeçar, është i dyshuari tjetër i cili ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së Nikollajt.

Kujtojmë se Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” ka mbetur mbrëmë i plagosur në sherrin me armë që ndodhi në kafen “Bon Vivant”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ndaj Pajazitit, Policia ka lëshuar urdhër për ndalim.

Sinjali raportoi ekskluzivsisht se ai dyshohet të jetë përfshirë në rastin ku një person mbeti i vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur nga gjuajtjet me armë dhe gotat e qelqit.

Policia ka bërë me dije se 17 persona të tjerë, tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit.

Sipas Policisë, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë), derisa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia  K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/