Ish-trajneri i Prishtinës, Mirel Josa siç duket është pranë zyrtarizimit te një skuadër nga Shqipëria.
Sipas ‘Panorma Sport’, Josa ka arritur marrëveshje për transferim te skuadra e Kukësit, shkruan Sinjali Sport.
Josa ka arritur marrëveshje që të jetë trajner i skuadrës shqiptare për 1 vit e gjysëm.
Më parë Josa kishte drejtuar Skënderbeun, Tiranën dhe së fundmi Prishtinën.