Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Gashi do të intervistohet këtë javë nga hetuesit e Hagës në cilësinë e dëshmitarit, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetë Gashi, përmes Facebook-ut ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës.
“Dua të ju njoftoj Ju dhe opinionin e gjerë se para një jave kam pranuar një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit. Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka shkruar Gashi.
Intervistimi i ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës do të bëhet në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/