image Ish-raportuesja për Kosovë: S`mund ta kuptojë ndarjen e Nobelit për Handken

Botë

Reagim/ Ish-raportuesja për Kosovë: S`mund ta kuptojë ndarjen e Nobelit për Handken

news image

Ish- raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, tani sekretarja e Shtetit për Kulturë dhe Arte në Qeverinë austriake, Ulrike Lunaçek, thotë se nuk mund ta kuptojë ndarjen e Çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke.

“Më parë, kam lexuar shumë gjëra të tij dhe më pëlqente vërtet. Megjithatë, mënyrën se si ai flet për çështje politike ku mijëra njerëz janë në dhimbje të mëdha, unë nuk e kuptova”, tha ajo në një intervistë për mediat austriake.

Ajo tha se nuk e kupton vendimi ne jurisë, për t’ia dhënë Handkes çmimin Nobel. Ish-raportuesja e Paralamentit Evropian për Kosovë tha se nuk i kuptoi kurrë deklaratat e Handkes për luftërat në Ballkan.

Ndarja e çmimit Nobel për Letëri nga academia suedeze nxiti reagime dhe protestatë shumta. Madje, mjekja suedeze Christina Doctare, e cila e ka fituar çmimin Nobel në vitin 1988, e ka kthyer mbrapsht atë te Akademia Suedeze, për shkak të Handkes./Gazeta Sinjali/