Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq do të vijë sot për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryekuvendarin Glauk Konjufca.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e Konjufcës duke njoftuar se takimi do të mbahet në orën 11:00.
Ende nuk dihet nëse miku i madh i Kosovës do të zhvillojë takime me liderët shtetërorë ose opozitarë.
Stipe Mesiq është presidenti i fundit në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, para se ajo të shpërbëhej, dhe ishte shumë i zëshëm kundër politikës shtypëse ndaj Kosovës.