Ish-presidenti i SHBA Jimmy Carter, është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një problemi shëndetësor duke përfshirë një melanoma që i është përhapur në mëlçi dhe tru.
Carter, do të kalojë kohën e mbetur në shtëpi me familjen e tij, në vend të ndërhyrjeve mjekësore shtesë, ka bërë të ditur Qendra “Carter”.
“Ai ka mbështetjen e plotë të familjes së tij dhe ekipit të tij mjekësor. Familja Carter kërkon privatësi gjatë kësaj kohe dhe është mirënjohëse për shqetësimin e treguar nga admiruesit e tij të shumtë”, thuhet në deklaratën e Qendrës “Carter”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
I lindur në Gjeorgji në vitin 1924, Carter hyri në politikë në vitet 1960 kur u zgjodh si senator shtetëror, përpara se të bëhej guvernator i shtetit në 1971.
Pesë vjet më vonë ai mundi presidentin republikan në detyrë Gerald Ford për t’u bërë presidenti i 39-të i ShBA-së.
Në gusht 2015, Carter iu hoq një masë e vogël kanceroze nga mëlçia. Një vit më pas, ai njoftoi se nuk kishte nevojë për trajtim të mëtejshëm, pasi një ilaç eksperimental kishte eliminuar çdo shenjë kanceri.