image Ish-presidenti francez dënohet me 1 vit burgim për fonde ilegale në fushatë

Evropë

Ish-presidenti francez dënohet me 1 vit burgim për fonde ilegale në fushatë

news image

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u dënua me një vit burg për financime të paligjshme të fushatës së tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012.

Gjykatësi tha se ish-presidenti Sarkozy dënimin mund ta vuaj në shtëpi, por do t’i vendoset një pajisje gjurmuese në këmbë.

 “Nicolas Sarkozy ishte në dijeni të limitit për shpenzimet. Ai e dinte se nuk duhej tejkaluar”, tha gjykatësi.

Kjo është hera e parë në kohët moderne të Francës që jepet një vendim i tillë për një kryetar shteti.

Ndërkaq, kjo është çështja e dytë kriminale që përfshin ish presidentin francez, pasi që në Mars, Sarkozy u dënua me 3 vite burg, dy prej të cilave u pezulluan, për korrupsion dhe ndërhyrje në drejtësi.

Megjithatë 66-vjeçari e ka apeluar këtë vendim./GazetaSinjali/