Pas një proteste të shqiptarëve që jetojnë në Londër, e cila u zhvillua sot para parlamentit britanik, me komente mjaft të rënda ka reaguar ish-politikani esktremist anglez, Nigel Faragei.
Protesta erdhi pas deklaratave të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila i quajti shqiptarët, “kriminelë” dhe u zhvillua pa ndonjë incident. Megjithatë, Faragei e cilësoi këtë tubim “një turp”, duke thënë se shqiptarëve nuk u intereson për vendin apo sakrificat e së shkuarës.
“Këtyre njerëzve nuk u intereson për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp,” ka shkruar në Twitter, Faragei, duke bashkangjitur edhe një video me pamje nga protesta.
Kujtojmë se, në lidhje me deklaratat e Braverman, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili tha se ato janë bërë për përfitime politike dhe se pret një kërkim falje nga ana e saj.