image Ish-polici akuzohet për vrasjen e Geroge Floyd, mund të marrë mbi 1 milionë dollarë nga pensioni

Ish-polici akuzohet për vrasjen e Geroge Floyd, mund të marrë mbi 1 milionë dollarë nga pensioni

news image

Ish-efektivi i Policisë së Mineapolisit, Derek Chauvin, mund të marrë më shumë se 1 milionë dollarë si benefite gjatë viteve të pensionit, edhe nëse dënohet për vrasjen e George Floyd.

Chauvin u bë protagonist i tërbimit të qindra-mijëra protestuesve gjatë muajit të fundit, pasi një video ku shihej teksa mbante këmbën mbi qafën e George Floyd për minuta me radhë nisi të shpërndahej në internet.

Floyd më pas humbi jetën në spital, transmeton Gazeta Sinjali

Polici u shkarkua menjëherë nga detyra, bashkëshortja i kërkoi divorcin dhe, pas protestave në të gjithë vendin, u akuzua për vrasje. Tre kolegët e tjerë, që e shoqëronin gjatë incidentit tragjik, u pushuan nga puna dhe ndaj tyre janë ngritur gjithashtu akuza penale./Gazeta Sinjali/