image Ish-ministri Rashiq flet për Sinjalin: Marrim pjesë në Parlament, por jo në Qeveri e zgjedhjet lokale në Veri

Politikë

Ish-ministri Rashiq flet për Sinjalin: Marrim pjesë në Parlament, por jo në Qeveri e zgjedhjet lokale në Veri

news image

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe Nenad Rashiq, tha për Gazetën Sinjali se subjekti i tij politik nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të shpallura nga presidentja e Kosovës që ato të mbahen me 18 dhjetor.

“Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut, Mitrovicë e Veriut, Zveçan Zubin Potok e Leposaviq. Kemi krizë më serioze sesa zgjedhjet të cilat mund të prodhojnë tensione”, tha Rashiqi.

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës më tej theksoi se mbajtja e zgjedhjeve është larg standardeve, ku nuk mund të ketë as organizim teknik e lëre mbajtje të tyre.

Për mundësinë e rikthimit të tij në Qeverinë e Kosovës, në udhëheqjen e Ministrisë së Kthimit apo marrjen e ndonjë posti tjetër, Nenad Rashiqi, tha për Gazetën Sinjali se me kryeministrin Albin Kurti as që kanë diskutuar për emërime në kabinetin qeveritar.

“Në këto momente nuk do të jemi pjesë e Qeverisë, sepse kemi sfida më serioze sesa një postë ministror”, tha ish- ministri.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe ka konfirmuar për Sinjalin se do të bëhen pjesë në Parlamentin e Kosovës me një deputetë, sepse ky instiucion ka rëndësi të madhe për përqimin e mesazheve.

“Deri tash nuk ka ardhur ndonjë ftesë për zëvendësime në Kuvendin e Kosovës, posa të arrinë ftesa do t’i përgjigjemi pozitivisht”, tha Rashiqi.

/GazetaSinjali/