Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se në Kosovë janë duke u bërë mjaft pak testime për virusin COVID-19.
Ismaili në një konferencë për media tha se mungesa e testimeve po e mundëson virusin që të përhapet edhe më tutje.
“Hapi i dytë që nuk është duke ndodhur, janë testimet e shpeshta, që janë të nevojshme. Deri tani kemi afro 570 testime që janë mjaft pak. Shtetet të cilat kanë model të zhvilluar të luftës kundër koronavirusit, kanë arritur të bëjnë testime nga 5000 deri në 6000 për milion banorë, që i bie që ne jemi në 300 për milion banorë. Pra, kjo mungesë e testimeve po e mundëson virusin që të shpërndahet dhe është duke humbur shancën që ta izlojmë me kohë”, ka deklaruar Ismaili.
Sipas tij mungesat e karantinave na kanë sjellur në një situatë që na mbesin vetëm dy mjete të rekomanduara nga OBSH. Njëra distanca sociale dhe disanca fizike dhe tjetra testimet e shpeshta.
“Neglizhenca për testime mund të jetë shumë e kushtueshme”, ka theksuar Ismaili.
Kujtojmë se sot është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë, i cili ishte një 82-vjeçar nga fshati Dumnicë i Podujevës./Gazeta Sinjali/