image Ish-ministri i Shëndetësisë këshillon Qeverinë Kurti si të veprojë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Kosovë

Reagim/ Ish-ministri i Shëndetësisë këshillon Qeverinë Kurti si të veprojë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se qeveria ka neglizhuar marrjen e masave dhe kjo ka rezultuar me shpërndarjen e virusit në vend.

“Qeveria ka neglizhuar marrjen e masave të rrepta, duke lejuar qarkullimin e lirë të personave që kanë ardhur nga vendet me rrezik të lartë. Ky dështim rezulton në shpërndarjen e virusit në komuna të ndryshme”, ka shkruar Ismaili.

Tutje, Ismaili ka dhënë këshilla sesi të veprohet në këtë situatë.

“Unë do të vazhdoj të flas edhe më tutje për mënyrën se si duhet vepruar në këtë situatë, që të mund të shpëtohen jetë njerëzish dhe që Kosova të ketë pasoja sa më të vogla shëndetësore dhe ekonomike. Pra, edhe një herë, këta janë hapat që Qeveria Kurti nuk i ka bërë ende, e duhet t’i ndërmarrë urgjentisht.

1. KUFIZIM TË PERSONAVE, 2. TESTIMET AGRESIVE, 3. MBROJTJE PËR PERSONELIN MJEKËSOR”, ka shkruar Ismaili./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/uismaili/posts/577200672877831?__xts__[0]=68.ARAPoUcB5M2djv-OhhdjQx7HKpoQONoOPVimXQ2wxDuEEnQYjrL7NDFB0lTGJjJ7w0WoSc6kjg1H7J-LnW1mvNJrmHsts9ofrR2x8yAf4_4c7n0P-EYjCcRY-MOOpruOMZ9syP5xRjU3uHVfaai7quhf_XRlBxFqyIkLxcpGRizaWffrK9UA-7FafCY4-sS1vbukRUgHtaxh9H9pmuGFPCYj5TuWmI0kiNpMp_z_-kqBExc0vVAQNC03KUebukcejBoatGekVToGs7RWV0v189Nru0Ja87ok7W_gszKbMZf3ujTdp-bz6MH7_99OFLJ08efY_-KyRiU_ahtf8jg&__tn__=-R