image Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani do të dalë sërish para gjyqit

Drejtësi

Drejtësi/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani do të dalë sërish para gjyqit

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Gani Shabani do të dalin sërish para gjyqit. Kjo pasi Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale të njohur në publik si ‘Stenta 1’, kundër tyre, raporton Gazeta Sinjali.

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, i ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës të akuzuarve F.A. dhe G.Sh., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.369/2016, të datës 24.04.2019.

Aktgjykimi në fjalë është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill të këtij vitit, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit në fjalë për shkak të veprës penale“Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, nga neni 422 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, më ç ‘rast të akuzuarin Ferid Aganin e kishte gjykuar më dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, ndërsa të akuzuarin Gani Shabanin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

“Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve si dhe shkresat e lëndës, ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e po ashtu edhe gjendja faktike është vërtetuar mënyrë jo të plotë dhe të gabuar, për çka duhet të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim”, njofton më tej Gjykata e Apelit. /Gazeta Sinjali/