Ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputet i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka hedhur kritika ndaj qeverisë për gjendjen aktuale të rrugëve si pasojë e reshjeve të borës.
“Me të befasu bora ne dimër ska ma keq. Qeveri ku je?”, ka shkruar Lekaj krahas fotos së publikuar.