image Ish-ministri gjerman: BE-ja përfundimisht duhet t’i mbajë premtimet, t’ia heqë vizat Kosovës

Politikë

Ish-ministri gjerman: BE-ja përfundimisht duhet t’i mbajë premtimet, t’ia heqë vizat Kosovës

news image

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka thënë se duhet të rritet besimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo duhet bërë duke liberalizuar vizat për Kosovën dhe të hapen negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lëna pas dore. Rusia është gjithashtu duke destabilizuar rajonin. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet. Do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën”.

Ai po ashtu tha se edhe Ukrainës i duhet shpresa dhe besimi nga BE-ja, duke thënë se Europa Lindore nuk është aneks, por se përket në Europë.

Roth në vazhdimësi ka folur për interesat e Kosovës, derisa çështjen e liberalizimit të vizave e ka përmendur shpesh në fjalimet e tij.

/GazetaSinjali/