image Ish-ministri britanik kërkon që skandali i Speciales të hetohet nga amerikanët

Drejtësi

Ish-ministri britanik kërkon që skandali i Speciales të hetohet nga amerikanët

news image

Skandali në Gjykatën Speciale, i publikuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka nisur të marrë edhe jehonë ndërkombëtare.

Ish-ministri britanik për Evropë, Denis Mac Shane, ka rishpërndarë reagimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, në lidhje me çështjen në fjalë, duke kërkuar nga mediat amerikane që ta hulumtojnë këtë rast.

“Do të ishte mirë nëse New York Times do të hulumtonte në këtë”, ka shkruar Mac Shane, postim në të cilin ka etiketuar redaktorët e gazetës prestigjoze amerikane.

lajmu

Kujtojmë se një dëshmitar ka dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më pas, ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka tërhequr deklaratat e tij, duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente.

Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme, si dhe personi që e kishte nxitur për t’i dhënë ato deklarata, del se kishin lidhje me Shërbimin Sekret Serb.

Ky është zbulimi shokues që ka bërë ekipi mbrojtës i Kadri Veselit, në një parashtresë të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Personi që kishte nxitur këtë dëshmitar të trillonte, të cilin mbrojtja e quan “informator”, sipas shkresës, kishte pasur kontakte të rregullta dhe direkte me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe me Prokurorin e Specializuar.

“Në tetor 2022, një dëshmitar u paraqit për të pretenduar se z. Veseli dhe z. Thaçi ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve që ishin në qendër të rastit Gucati dhe Haradinaj pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës”

/GazetaSinjali/