Një laborator sekret e i ish-epokës sovjetike për armët biologjike është duke testuar 13 tipe vaksinash kundër koroanvirusit të ri në disa tipe majmunësh.
Kompleksi është tashmë një nga qendrat më të rëndëishme anti-virusale të botës dhe thotë se do të ketë dy vaksina kundër Covid-19 në qershor. Shkencëtarët e institutit thonë se po i testojnë ato në primatët e kategorisë së ulët si lemurs, loriset, galago dhe majmunë të tjerë ekzotikë, ndërsa po analizon gjithashtu mosdtrat e çdo rasti të koronavirusit në Rusi.
Qendra shtetërore e Virologhisë e Bioteknologjisë në Novosibirsk të Siberisë thotë se ka një total prej 13 prototipevaksinash deh do të ketë një ose dy prej tyre gatipër përdorim të gjerë në qershor.
Zv. shefja shkencore Jelena Gavrilova, tha: “Sapo e kishim në dorë virusin e gjallë nisën studimet e modeleve laboratorike mbi primatët e ulët. Tani kemiprototipet e vaksinave që bazohen në rikombinimet e viruseve dhe vaksinave sintetike, të krijuara në gjashtë platforma të ndryshme teknologike”.
Laboratori i mbrojtur me roje të armatosura në Siberia, ka qenë më parë programii armëve biologjike të Bashkimit Sovjetikpr kohët e fundit është përfshirë në zbulimin e kurave për sëmundje vrasëse si mortaja, antraks, ebola, hepatitis B, HIV, SARS – e kanceri. /Gazeta Sinjali/