image Ish-kryetari Ajdini padit BSPK-në për pagat jubilare

Drejtësi

Ish-kryetari Ajdini padit BSPK-në për pagat jubilare

news image

Ish-kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Avni Ajdini ka paditur BSPK-në në Gjykatë, të cilës po i kërkon 4710 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Kërkesa ka të bëjë me pagesën e shpërblimit jubilar si dhe pagesën përcjellëse prej tri pagave.

Ai para se të dërgonte rastin në Gjykatë i ka kërkuar zyrtarisht BSPK-së pagesën, por nuk ka marr përgjigje.

Këtë kërkesë ish-kryetari Avni Ajdini, thotë se po e bënë bazuar në statutin e BSPK-së për pagën përcjellëse të shkuarjes në pension në shumën pre 2 mijë e 355 euro.

Hajdini po ashtu ka kërkuar edhe pagesën e shpërblimit jubilar për tri paga sipas Kontratës Kolektive në vlerë prej 2 mijë e 355 euro.

Padia është bërë pasi kryetari  BSPK-së nuk ka i ka përmbushur kërkesat ligjore, të cilët po i kërkon ish-kryetari Avni Ajdini.

E duke parë se BSPK-ja nuk po realizon kërkesat, ish-kryetari i BSPK-së me 25 nëntor ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës duke kërkuar pagesën përcjellëse të shkuarjes në pension dhe atë të shpërblimit jubilar në vlerë prej 4 mijë 710 euro.

Ajdini, tha për Gazetën Sinjali se kur e ka pranuar detyrën e kryetarit të BSPK-së në xhirollogari ishin vetë 7 euro, derisa kur e ka përfunduar mandatin në llogari i ka lënë 56 mijë euro.

Nga BSPK-ja nuk janë deklaruar lidhur me kërkesat  e ish-kryetarit  dhe për padinë e dërguar në Gjykatë.

/GazetaSinjali/