image Ish kryetari i VV-së: Sjellja e Kurtit po i ngjason asaj të Thaçit kur ishte kryeministër

Kosovë

Reagim/ Ish kryetari i VV-së: Sjellja e Kurtit po i ngjason asaj të Thaçit kur ishte kryeministër

news image

Ish kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reagur pas vendimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për heqjen e taksës ndaj Serbisë më 15 mars të këtij viti.

Sipas Ymerit, ky vendim është i duhur, por mënyra si u mor vendimi duke përfshirë kohën, është më e keqja e mundshme.

“Përfundimisht tarifa ndaj Serbisë po hiqet. Ky është vendim i duhur. Natyrisht që bashkërendimi i politikave tona shtetërore me miqtë tanë, e veçanërisht me ShBA-të, për sa i përket Dialogut me Serbinë është i domosdoshëm. Por mënyra se si u hoq taksa përfshirë kohën që mori sjellja e këtij vendimi nga Kryeministri është më e keqja e mundshme”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Tutje, Ymeri ka thënë se kjo sjellje e Kryeministrit Kurti i përngjason sjelljes së Thaçit kur ishte kryeministër dhe se një sjellje e tillë e bën shtetin joserioz.

“Një sjellje e tillë e bën shtetin jo serioz. Çfarëdo kërkese e kushtëzimi i mëpastajmë nuk kanë më vlerë, meqë kështu (edhe) ky Kryeministër po e dëshmon që nuk i qëndron fjalës së dhënë. Përndryshe çfarë kuptimi ka të thuhet dje se taksa hiqet kur vendosen masat e reciprocitetit, e pastaj të hiqet taksa sot pa u vendosur masat e reciprocitetit”, ka thënë ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/visar.ymeri.5/posts/10156947312748456