image Ish-kryeshefi i kompanisë së mbeturinave në Mitrovicë pranon fajësinë për korrupsion

Drejtësi

Ish-kryeshefi i kompanisë së mbeturinave në Mitrovicë pranon fajësinë për korrupsion

news image

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina, u deklarua fajtor lidhur me akuzën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Një deklarim të tillë Morina e bëri në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Morina tha se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast u caktua të bëhet më 30 qershor, në ora 11:00.

Aktakuza ndaj Gazmend Morinës është ngritur më 18 maj 2021, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Ai akuzohet se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në Kompanisë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë, duke shfrytëzuar detyrën e tij, i tejkalon kompetencat me qëllim që tjetrit t’i sjellë dobi.

/GazetaSinjali/