image "Zemrat tona janë me Kosovën", fillojnë ofendimet ndaj ish-kryeministres kroate për solidarizimin e saj ndaj aksidentit

Rajon

“Zemrat tona janë me Kosovën”, fillojnë ofendimet ndaj ish-kryeministres kroate për solidarizimin e saj ndaj aksidentit

news image

Ish- kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, përmesë një postimi në rrjetin social Twitter, ka ngushëlluar familjet e  viktimave dhe të lënduarëve në aksidentit tragjik që ka ndodhur në Kroaci ku humbën jetën 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan, duke shkruar se e bashkëndjenë dhimbjen me ta.

Replikimi dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga shtetasit serbë me profile të rrejshme, nxiten ish-kryeministren të kundërpërgjigjej duke thënë se “zemrat tona janë me Kosovën”, shkruan Gazeta Sinjali.

Zot i madh, sa shumë komente negative në postimin e tim se si zemrat tona janë me Kosovën. Aq tragjedi e madhe, njerëz të vdekur, familje të zhytura në vaj, e këto fakte te shumë njerëz nuk kanë nxitur as edhe një grimcë keqardhje. Frikësohem nga kjo urrejtje”, ka shkruar Kosor.

Shteti kroat që nga momenti që ka ndodhur aksidenti, ka aktivizuar të gjitha shërbimet për t’i dalë në ndihmë qytetarëve nga Kosova që gjendeshin brenda këtij autobusi.

/GazetaSinjali/