image Ish-kryeministri Mustafa: Është koha optimale për marrëveshje finale, Kurti të angazhojë ekip të përgatitur

Politikë

Ish-kryeministri Mustafa: Është koha optimale për marrëveshje finale, Kurti të angazhojë ekip të përgatitur

news image

Ish-kryeministri, Isa Mustafa thotë se në këtë fazë është koha optimale për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Mustafa në një prononcim për Ekonomia Online, shton se kryeministri Albin Kurti nëse ka gatishmëri e a mundësinë që të krijojë një ekip për këtë çështje, madje thotë se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend.

Sipas ish-kreut të LDK-së, Kurti duket se e ka edhe përkrahjen e opozitës në këtë proces dhe mund të ec përpara me marrëveshjen finale.

Mustafa thonë se nuk e di nëse në këtë fazë të dialogut është biseduar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por kërkon që të insistohet në marrëveshjen finale.

“Sigurisht se mundet kryeministri Kurti në qoftëse tregon gatishmëri, përgatitet krijohet një ekip e cila e përkrahë sepse ka vota mjaft shumë në Kuvend”.

“Ka një përkrahje me sa po duket edhe të opozitës dhe unë mendoj se është një kohe optimale për arritjen e marrëveshjes finale”.

“Nuk di se a është biseduar për Asociacionin dhe nuk mund të flasë për ndryshim të qëndrimeve mirëpo është me rëndësi të bëhet marrëveshja përfundimtare”.

Ndërsa i pyetur se pse kryeministri i nuk po bënë zgjidhje për plotësimin e kërkesave të grevistëve ai tha se është mirë që Kurti të jap përgjigje për një çështje kaq të rëndësishme, raporton EO.

/GazetaSinjali/