image Ish-kryeministri i Rusisë: Ky është fillimi i fundit për Putinin (VIDEO)

Botë

Ish-kryeministri i Rusisë: Ky është fillimi i fundit për Putinin (VIDEO)

news image

Ish-kryeministri i Rusisë Mikhail Kasyanov, tha në një intervistë për Sky News se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, qartazi është në telashe në luftën në Ukrainë dhe se nuk e kishte pritur këtë nivel të rezistencës atje.

Kasyanov tha se Putin është i vetëdijshëm e lufta e tij po dështon.

Ai theksoi se ky është fillimi i fundit të epokës së Putinit.

Ish-kryeministri, tha se kreu i shtetit rus ka vjedhur “Ditën e Fitores” nga rusët si një kujtim i anëtarëve të familjes dhe “krijoi një instrument propagande”.

Mikhail Kasyanov tha se fakti që nuk u shpall fitore sot do të thotë se forcat ruse po “humbin forcën”.

/GazetaSinjali/