Në Kosovë ndodhet ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili ka takuar disa zyrtarë shtetëror.
E në ditën kur Cavusoglu ndodhet në Kosovë, ish-kryeministri Hoti ka thënë se shteti turk nuk po ndihmon fare Ukrainën, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti e ka vendosur një listë të shteteve të cilat e kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, për ta përballuar agresionin rus, i cili ka filluar më 24 shkurt të këtij viti, e që në të njëjtin listë, nuk ndodhet Turqia.
Sipas kësaj liste, rendin diplomatik janë duke e mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane.
“Qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht SHBA-ja. Impresive është mbështetja nga Polonia, si dhe nga vendet e vogla baltike, ku Estonia dhe Letonia kanë kontribuar më shumë se Franca e Italia. Sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë. Turqia nuk është fare në këtë listë“, ka shkruar ish-kryeministri Hoti.