image Ish-kryeministri britanik tregon se si e kishte gënjyer Putini

Botë

Ish-kryeministri britanik tregon se si e kishte gënjyer Putini

news image

Ish-kryeministri britanik, David Cameron, ka treguar se si ishte gënjyer nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Ai tha se ishte gënjyer nga Putin në dy raste sa ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, duke deklaruar se lideri rus e gënjeu për praninë e trupave ruse në Donbas, tha ai për CNN.

Ish-kryeministri britanik theksoi se ishte gënjyer po ashtu edhe për fatin e fluturimit 17 të “Malaysian Airlines” që u rrëzua mbi Ukrainë në të njëjtin vit.

“Këto ishin dy raste kur më kujtohet se pas bisedës, kontrollova faktet dhe dija se ai kishte gënjyer pa masë”.

“Unë do t’i gjykoja sipas veprave të tyre, mos u besoni fjalëve të tyre”.

/GazetaSinjali/