image Ish-kreu i LPK-së reagon pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Thaçit: Urime Kosovë çlirimin nga gjarpri

Politikë

Ish-kreu i LPK-së reagon pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Thaçit: Urime Kosovë çlirimin nga gjarpri

news image

Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Pak pasi Thaçi njoftoi se iu është konfirmuar aktakuza dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Kelmendi në rrjetin social Facebook ka shkruar “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”.

Përveç presidentit, dorëheqje nga postet politike ka dhënë edhe lideri i PDK-së, pasi sot njoftoi se Specialja ka konfirmuar edhe aktakuzën ndaj tij.

Aktakuza dje iu është konfirmuar edhe ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi. /Gazeta Sinjali/