Ish- komandanti i forcave tokësore amerikanë në Evropë, Ben Hodeges ka qenë për vizitë në Beograd ku ka folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë vizitë, Hodegs i ka thënë Beogradit se nuk duhet të mbetet pa miq në Evropë, sikurse Venezuela.
Hodges gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Serbi ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të njëjta sikur në vitin 1999 dhe se po ashtu as Serbia nuk është e njëjtë.
“Liderëve politik në Kosovë dhe Serbi duhet t’u jepet hapësirë për të biseduar-negociuar,pa kufizime dhe vija të kuqe të gjitha çështjet e vështira që duhet të përfundojnë”, kishte thënë Hodeges.
Sipas tij, SHBA-të dhe BE-ja kanë përgjegjësinë për të mbrojtur të dyja palët në procesin e dialogut pasi që ka shumë ndikim të jashtëm në dialog dhe akoma nuk ka asnjë përparim të duhur në procesin e dialogut.
Kur bëhet fjalë për çështjen e mbrojtjes, ai thotë se çdo vend ka të drejtë të mbrojë njerëzit e tij dhe ka të drejtë të zgjedhë se çfarë armësh të përdorë në përputhje me nevojat e tij, dhe shtoi se Qeveria e Serbisë mori një vendim të guximshëm duke ngrirë të gjitha stërvitjet ushtarake për një periudhë prej gjashtë muajsh.