image Ish-kolegu i kërcënon katër punëtorë të Komunës në Mitrovicë të Veriut

Siguri

Ish-kolegu i kërcënon katër punëtorë të Komunës në Mitrovicë të Veriut

news image

Në rrugën “Nëmanjina” në Mitrovicë të Veriut, një ish-punëtor i komunës përmes email adresës së komunës i ka kërcënuar katër punëtorë të komunës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Komunës në Mitrovicë të Veriut kanë bërë të ditur se janë kërcënuar dy femra, një shqiptare dhe një boshnjake si dhe dy meshkuj serb, të gjithë banorë të Kosovës.

Gjithashtu këto burime kanë bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe policia dhe se iu është thënë se rasti do të hetohet.

/Gazeta Sinjali/