image Ish-kolegu i George Floydit: Ai dhe polici që e vrau, ishin armiq të moçëm

Botë

Ish-kolegu i George Floydit: Ai dhe polici që e vrau, ishin armiq të moçëm

news image

Një ish-koleg i George Floyd dhe ish–oficerit të policisë që me 25 maj e vrau Floydin, ka thënë se të dy ishin armiq të moçëm.

“Ata kanë pasur një zënkë… Derek ishte jashtëzakonisht agresiv në klub kundër disa prej të ftuarve gjë që solli një problem me George”, tregoi ish-kolegu, David Pinney.

Kur Pinney u pyet nëse Chauvin e njihte Floydin, ai tha që ish-oficeri e njihte atë “mjaft mirë”, shkruajne mediat e huaja.  Maya Santamaria, një ish-pronar i klubit ‘El Nuevo Rodeo’ në Mineapolis, tha muajin e kaluar se Floyd dhe Chauvin kishin punuar si roje sigurie për klubin e saj, deri në fund të vitit të kaluar dhe ka pasur zënka mes tyre.

Ai tha se Chauvin kishte qenë jashtë klubit, si një oficer policie për 17 vjet, ndërsa Floyd shpesh punonte brenda qendrës argëtuese vitin e kaluar. Santamaria tha se ajo besonte se Chauvin “kishte frikë dhe ndjehej i kërcënuar nga afrikano-amerikanët.”

Familja Floyd ka thënë se vdekja e George ishte pjesërisht çështje personale dhe avokati i tij ka kërkuar që ish oficeri të akuzohet për vrasje të shkallës së parë, “sepse ne besojmë se ai e dinte kush ishte George Floyd“.

Floyed vdiq në duart e policit të Mineapolis gjatë një arrestimi, pasi Chauvin i vuri gjurin e tij në qafë për gati nëntë minuta. Incidenti, i cili u regjistrua nga një qytetar i rastit, që pas shpërndarjes në rrjet provokoi zemërim të gjerë dhe protesta masive kundër dhunës policore dhe racizmit në mbarë botën. Chauvin u akuzua për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa tre oficerë të tjerë të policisë në vendngjarje u akuzuan për bashkëpunim në vrasje./ Gazeta Sinjali/