Ish kampioni i botës, Amir Khan ka këmbëngulur gjithmonë se duhet të vazhdojë karrierën në boks, por tani është ndalur duke e pyetur veten nëse duhet t’i varë dorezat.
33 vjeçari nuk është ngjitur në ring nga muaji korrik i vitit të kaluar.
“A do të ndeshem përsëri? Unë nuk e di, jam me dy mendje. A duhet të ndeshem. Financiarisht, kam bërë mirë për veten time. A duhet të bëjë një luftë me shumë që të mund të shkatërrojë tërë trashëgiminë time? Nuk e di përgjigjen. Unë jam kundër vetes sime. Po debatoj me veten time a duhet të vazhdojë apo të ndalem një ditë,” ka thënë Khan.