image Ish- i dërguari i BE-së për Kosovën: Loja që Prishtina po luan me Asociacionin është shumë e rrezikshme
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Ish- i dërguari i BE-së për Kosovën: Loja që Prishtina po luan me Asociacionin është shumë e rrezikshme

news image

Ish- i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritch, është rreshtuar krah Lajçakut dhe Aleksandar Vuçiqit sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, Prishtina është duke bërë një lojë të rrezikshme sa i përket Asociacionit.

“Loja që Prishtina po luan në raport me Asociacionin është shumë e rrezikshme dhe politikanët në Prishtinë duhet të respektojnë obligimet e marra nga Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë e Petritch vjen pasi Lajçak nga Beogradi ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për të miratuar Asociacionin dhe sipas tij, Kushtetuta nuk është Bibël.

Ndërkohë, delegacioni i Serbisë po refuzon të kthehet në dialog nëse nuk do të diskutohet për Asociacionin. /Gazeta Sinjali/