image Ish-gjyqtari i EULEX-it: Stafi i Speciales është përzgjedhur me kujdes, askush aty s’ka lidhje me Kosovën

Kosovë

Ish-gjyqtari i EULEX-it: Stafi i Speciales është përzgjedhur me kujdes, askush aty s’ka lidhje me Kosovën

news image

Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, është duke e vazhduar raportimin e tij në Komisionin për Legjislacion.

Ai gjatë këtij raportimi tha se nuk e kupton se pse nuk ka asnjë punonjës nga Kosova në Gjykatën Speciale.

Ai ka shtuar se i gjithë stafi i Speciales është përzgjedhur me kujdes në mënyrë që askush aty të mos ketë asnjë lidhje me Kosovën

“I gjithë stafi është përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të mos ketë asnjë person që ka lidhje me Kosovën. Me sa di unë, të gjithë prej tyre janë përzgjedhur. Kjo është diçka që e kam dëgjuar prej njerëzve që kanë aplikuar dhe nuk janë intervistuar”, tha Simmons.

Ai shtoi se nuk e kupton se pse duhet të aplikohet diçka e tillë.

Nuk e kuptoj se si një gjykatë që shërben drejtësi në Kosovë nuk ka asnjë gjykatës të Kosovës që shërben në Hagë”, tha Simmons./Gazeta Sinjali/