image Ish gjenerali Clark flet për kërcënimet nukleare të Putinit: Ushtria ruse është 100 vjet mbrapa

Botë

Ish gjenerali Clark flet për kërcënimet nukleare të Putinit: Ushtria ruse është 100 vjet mbrapa

news image

Derisa lufta në Ukrainë po vazhdon për muaj me radhë, presidenti rus, Vladimir Putin po kërcënon me armë nukleare. Lufta e fundit në Kosovë, evokon kujtime edhe për gjeneralin Wesley Clarke, i cili ka folur së fundmi për këto çështje.

Clarke që është një ndër protagonistët e lirisë së Kosovës, shpesh ka folur për luftën, por edhe zhvillimet tjera.

71 vjeçari ka qenë i ftuar te gazetari i CNN, Fareed Zakaria, ku ka folur mbi zhvillimet e fundit dramatike nga lufta në Ukrainë.

“Kur jeni në një ofensivë të tillë duhet ta bëni me ritëm, s’duhet t’i parakaloni vijat e juaja të komunikimit. Trupat duhet të pushojnë. Municionet të rimbushen. Armët të pastrohen. Pajisjet të ndreqen. S’doni të shtyni përpara, të bini në pritë, të humbni forcën…”u shpreh fillimisht ai.

“Kam shkuar në Rusi shumë herë. Kam qenë komandant i NATO-s. Në fakt i kam parë forcat ruse, kam folur me gjeneralët, i kam shikuar metodat e tyre të trajnimit… Ata s’kanë përparuar në të vërtetë prej Luftës së Parë BotëroreIdeja e tyre është “jepjuni fshatarëve një pushkë dhe thuajuni të sulmojnë dhe ju duhet një gjeneral i sertë që sillet keq me ta nëse nuk kryejnë detyrën. Kjo është krejt e kundërta e asaj se si ne besojmë që fitohen luftërat. Ne themi që është ushtari individual, është karakteri, përkushtimi, trajnimi i tij, arma e tij, aftësia që ka për t’u mbrojtur (që fiton luftëra). Gjeneralët, komandantët mund të humbin betejën, mund t’i vënë kushtet për sukses, por s’mund ta fitojnë. Lufta fitohet në nivel ushtarësh. Ukrainasit e kuptojnë këtë gjë. Rusët, qartazi, jo”, vazhdoi tutje ai.

Clarke u pyet edhe për kërcënimet nukleare të Putinit dhe ku shtrihen mendimet më të mprehta të tij.

“Rusët kanë kaluar 60 vjet duke provuar të fusin frikë nga armët nukleare në Perëndim. Dhe e bënë sërish në gusht kur Putin tha që “askush s’mund ta fitojë një luftë nukleare. Në rregull, atëherë pse po kërcënon ai me armë nukleare? Kjo është bazikisht një përpjekje psikologjike kundër ShBA-ve dhe njerëzve si Donald Trump (ish president amerikan) duan të cenojnë rezistencën në Perëndim. Armët (nukleare) janë përdorur (në të kaluarën). Ato mund të përdoren ndaj shënjestrave të caktuara. Ju mund të shënjestroni Kharkivin dhe të bëni dëm të tmerrshëm ndaj Kharkivit por kur provoni të gjuani forca lëvizëse e kemi provuar shpesh (në stërvitje) por kurrë s’kemi pasur rezultate të mira… sepse ka shumë pjesë lëvizëse. Është shumë e vështirë… Duhet të jeni të kujdesshëm, nëse e përdorni ky do të jep një hap shumë i keq (ushtarakisht) por në anën tjetër ne (në Perëndim) nuk duam të frikësohemi aq shumë sa të mos mbështesim ukrainasit sepse e vetmja rrugë jashtë kësaj (situate) është t’i japim Ukrainës mbështetjen që i vyen. Duhet t’ia bëmë situatën Putinit asisoji, sa as armët nukleare të mos i ndihmojnë”, u shpreh Clarke.

/GazetaSinjali/