Së fundmi skuadra turke, Fenerbahce ka transferuar Mesut Ozilin, duke e përforcuar mjaft skuadrën.
Por, një ish-futbollisti të kësaj skuadre po i ‘mungon’ edhe Vedat Muriqi, shkruan Sinjali Sport.
Ish-futbollisti, Ridvan Dilmen tha se po të ishte ai, do ta transferonte Muriqin.
“Nëse do të isha unë, do ta riktheja Muriqin në ajrin dhe fushën e Fenerbahces. Ai do të shënonte me Mesut, Caner dhe Nazim”, tha Dilmen.