image Ish-eurodeputetja Doris Pack bën thirrje për pajtim mes Kosovës e Serbisë

Kosovë

Politikë/ Ish-eurodeputetja Doris Pack bën thirrje për pajtim mes Kosovës e Serbisë

news image

Sot me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nderuar me mirënjohje ish-eurodeputeten gjermane, Doris Pack për kontributin e saj 30 vjeçar në çështjen e Kosovës.

Pack me këtë rast ka bërë thirrje për paqe dhe pajtim në rajon. Ajo ka shprehur kënaqësinë që kaq shumë gra tash janë pjesë e politikës, madje edhe e niveleve të larta, siç është kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

 “Për herë të parë isha këtu në vitin 1991. Atë kohë e pata takuar zotëri Ibrahim Rugovën,  Adem Demaçin. Por në atë kohë s’ka pasur shumë gra. Në tetor isha për ta mbështetur zonjën Osmani dhe për një pasdite janë mbledhur mbi 1 mijë e 500 gra. Kjo tek ne është e pamundur, por tregon që keni dëshira ashtu sikur ne që të shkojmë përpara”, tha Pack duke i uruar për 30 vjetorin gratë e LDK-së.

Tutje, Pack bëri thirrje për më shumë paqe dhe të lihen anash mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“E shoh që gratë dhe burrat e LDK-së po duan ta shohin përpara Kosovën. Shumë politikan në Serbi nuk u kanë treguar qytetarëve çfarë kanë bërë në Kosovë, por duan të ua lënë njerëzve këtu. Pse nuk do të ishte mirë që edhe këtu në Kosovë t’i lëmë të gjitha këto anash dhe të jetojmë të lumtur të gjithë”, përfundoi ajo./GazetaSinjali/