Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se ka vdekur doktori dhe ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Vdekja e tij në Policinë e Kosovës është cilësuar si e dyshimtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, dyshimet e para janë se i ndjeri kishte qenë duke punuar me një pompë të ujit kur është goditur nga energjia elektrike.
Trupi i pajetë i Hajrullahut është dërguar në IML për obduksion.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar.