image Ish-drejtori i CIA-s: Nëse Moska përdor armë bërthamore, SHBA-ja me aleatë do t'i shkatërrojë trupat ruse

Botë

Ish-drejtori i CIA-s: Nëse Moska përdor armë bërthamore, SHBA-ja me aleatë do t’i shkatërrojë trupat ruse

news image

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë do të ndërmarrin masa në rast se Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë, raportoi  të hënën “The Guardian’, përcjell Sinjali.

Sipas Petraeus, nëse ndodhë sulmi me armë bërthamore, SHBA-ja bashkë me aleatët e sajë do t’i shkatërrojnë truoat dhe pajisjet e Rusisë në Ukrainë dhe do ta fundosë flotën e saj në Detin e Zi.

Petreaus sqaroi se nuk ka diskutuar me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, për reagimin e mundshëm të SHBA-së, por beson se një sulm bërthamor nga Rusia në Ukrainë do të shkaktonte një përgjigje të ashpër të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja.

Veprimet e fundit të Rusisë, kanë shuar edhe më shumë shpresat për arritjen e në marrëveshjeje të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur të aneksojë katër rajone të Ukrainës: Donetskun, Luhanskun, Khersonin dhe Zaporizhzhian.

Të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Lymanit, qytet strategjik në Donbas, nga i cili forcat ruse u tërhoqën një ditë më parë.

Zelensky i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të postuar në Telegram më 2 tetor.

“Deri në orën 12:30, Lymani është krejtësisht i pastruar. Faleminderit ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës”, ka thënë ai.

Rimarrja e kontrollit të Lymanit nga forcat ukrainase është fitorja më e madhe në fushëbetejë në javët e fundit, pas kundërofensivës që forcat ukrainase nisën në rajonin verior të Kharkivit, duke dëbuar forcat ruse.

/GazetaSinjali/