image Ish-deputeti i VV-së thumbon Albin Kurtin për Gjykatën Speciale – ia kujton fjalët që ia thoshte Thaçit

Kosovë

Deklarim/ Ish-deputeti i VV-së thumbon Albin Kurtin për Gjykatën Speciale – ia kujton fjalët që ia thoshte Thaçit

news image

Ish-deputeti i Vetëvendosjes e më vonë i PSD-së Frashër Krasniqi ka kritikuar shefin e dikurshëm të tij dhe kryetarin aktual të VV-së Albin Kurti.

Krasniqi në një postim në Facebook ia ka rikujtuar atij një deklaratë kur thoshte se “Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale.”

Sipas Krasniqit tash Kurti nuk po lëshon as deklaratë mbrojtëse se lere më që të bëjë diqka që kishte premtuar.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

“Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale.”

Kështu i drejtohej Albin Kurti dikur Hashim Thaçit. Kurse sot kur Gjykata Speciale po i fton një nga një ish-komandantët e UÇK-së, as deklaratë mbrojtëse nuk po lëshon. Se lëre më të bëjë diçka siç kishte premtuar.

Dhe nuk po flasim këtu vetëm për komandantët e partive tjera. Ai nuk po i mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet.

Dikur i thoshte Thaçit që për pak pushtet po e djeg luftën e UÇK-së dhe gjithë shokët e tij. Sot Kurti vet, për pak pushtet, po e len specialen që t’ia marrë shokët dhe të vazhdojë njollosjen e UÇK-së.

Pa asnjë zë, pa asnjë reagim.