image Ish-deputeti i LDK-së ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Kosovë

Lufta/ Ish-deputeti i LDK-së ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

news image

Ish-shefi i shtabit të Zonës Operative të Llapit gjatë luftës së UÇK-së, Nuredin Ibishi, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit”, ka shkruar ai.

Gucati beson se Ibishi do të dal i pastër nga hetimi i Tribunalit Special.

“Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.

Ibishi ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë të dhënë para një viti, Ibishi thoshte se të gjithë ushtarët në Zonën e Llapit i kanë respektuar Konventat Ndërkombëtare për luftë.

“Kam qenë njëri prej hartuesve të programeve për ushtarët e rinj, sepse kemi filluar me ushtarë që paraprakisht nuk kanë pasë asnjë njohuri ushtarake, apo kontakt me armë. Tema e parë ka qenë  “E Drejta e Luftës” – katër Konventat e Gjenevës dhe dy Protokollet e Shtetit të vitit 1972”, kishte thënë Ibishi.

Ai shprehej se secili nga ushtarët i ka ditur këto limite dhe sesi shkelet e Drejta e Luftës. /Gazeta Sinjali/