image Ish deputeti i LDK-së e quan sjellje fëmijërore adresimin publik të Kurtit

Kosovë

Politikë/ Ish deputeti i LDK-së e quan sjellje fëmijërore adresimin publik të Kurtit

news image

Ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani ka reaguar pas videomesazhit të Albin Kurti, përmes së cilit, i bëri thirrje LDK-së që t`i caktojë emrat e ministrave nga kjo parti për krijimin e koalicionit qeverisës.

Kandidati për deputet i LDK-së e ka cilësuar sjellje fëmijërore, vendimin e Kurtit për t`ju adresuar publikut në këtë formë.   

“Punët e mëdha bëhen me angazhime serioze, veprime serioze dhe deklarime serioze.”Mungesa e përvojës” nuk e arsyeton sjelljen fëmijërore, vetëm nëse dëshirohet mosarritja e ovjektivës.Ndoshta ne jemi të gabuar sepse ka mundësi që objektiva e vërtetë është duke u mbajtur sekret.Tash për tash vetëm dyshime ka!!!”, ka shkruar Rrahmani në facebook./Gazeta Sinjali/