Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, e ka pranuar se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.
Në RTV Dukagjini, Geci ka thënë se Gjykata Speciale nuk e ka ftuar pse ka vrarë serb, por është pyetur për vrasjen e dy shokëve të tij, Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.
“Unë nuk kam dërguar askënd në burg. Ata që kanë vrarë shqiptarë dhe ata që kanë shkruar komunikata për të vrarë shqiptarë që kemi shumë të vrarë nga Lidhja Demokratike dua ti shohë të gjykohen… Milaim Zekën e kam dëshmitarë që unë dhe ai kemi luftuar që shokët e tij të kërkojnë falje publike për Komunikatën numër 59”, ka thënë Geci.