Kandidati i AAK-së për deputet, Muharrem Nitaj, ka reaguar lidhur me kërkesat e disa partive politike që të rinumërohen votat, duke thënë se shumë kandidatë për deputetë e kanë fituar mandatin me çanta me para.
“Po lexoj se shumë nga kandidatet po kërkojnë të hapen kutitë e të numërohen votat një për një! Mosni se kjo nxjerr telashe të mëdha, sepse shumë njerëz duhet të koriten, ndonjëri edhe të shkojë në burg ndoshta, e kështu të prishet darka e qejfit të zgjedhjeve, he mos kofshin!”, ka thënë ndër të tjera Nitaj.
Postimi i Nitajt në Facebook:
Po thonë se shumë nga kandidatët, me çanta me para, i paskëshin blerë mandatet e tyre. Me vjen keq për ta se janë të mjerë.
Po thonë që edhe shumë të tjerë paskëshin paguar shumë para e nuk i paskëshin fituar mandatet! Për ta më vjen mirë se haram duhet t’i kenë pasur!
Por më së shumti ndiej keqardhje, pse ata që nuk patën para e duhej të ishin zgjedhur, nuk e kaluan pragun! Këtë here nuk ishte koha e tyre!
Po lexoj se shumë nga kandidatet po kërkojnë të hapen kutitë e të numërohen votat një për një!
Mosni se kjo nxjerr telashe të mëdha, sepse shumë njerëz duhet të koriten, ndonjëri edhe të shkojë në burg ndoshta, e kështu të prishet darka e qejfit të zgjedhjeve, he mos kofshin!
Lëreni siç është, se më mirë as që duhej të ishte!