image Ish-bashkëshortja e Ivanoviqit s’pranon të flasë në seancë

Drejtësi

Ish-bashkëshortja e Ivanoviqit s’pranon të flasë në seancë

news image

Ish-bashkëshortja e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq, Marina Ivanoviq tha se në seancën e radhës është thirrur si dëshmitare e rastit.

Por ajo shtoi se veç kur erdhi në seancë e kuptoi se është palë e dëmtuar, e që sipas saj, kjo e bënë të jetë e papërgatitur për fjalën hyrëse.

Ajo tha se nuk është e përgatitur për fjalën e saj hyrëse.

“Së pari të ju sqaroj situatën, unë e kam marr ftesën dhe duhet të paraqitem në cilësinë e dëshmitares dhe jam e papërgatitur dhe tani e mora vesh se jam e ftuar si e dëmtuar dhe jam e papërgatitur dhe kjo për mu është diçka që nuk kam qenë e udhëzuar dhe nuk e kam kuptuar”, tha ajo.

Mirëpo, gjyqtari, Valon Kurtaj, tha se e kanë për obligim ta procedojnë rastin para, raporton EO.

“Ju do të përgatiteni për fjalën hyrëse seancën e radhës dhe nëse nuk jeni e gatshme për nesër ose e caktojmë datën tjetër dhe vazhdojmë me pjesën tjetër të procedurës”.

Avokati tha se Ivanoviq është dashtë të lajmërohet se fjala hyrëse e saj nuk është provë./Gazeta Sinjali/