Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e takimeve të sotme me krerët e partive politike, ka takuar edhe liderin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Limaj në takim ishte i shoqëruar nga ish-ministri, Skender Reçica për t’u konsultuar dhe koordinuar për çështjet me interes të vendit.
Më herët, presidenti Thaçi ka pritur në takim liderët e LDK-së, Isa Mustafa, atë të PDK-së, Kadri Veseli dhe atë AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërsa është refuzuar nga lideri i VV-së, njëherësh kryeministri, Albin Kurti.
Për të folur mbi të gjitha këto takime, presidenti Thaçi pritet të mbajë konferencë për media në orën 16:00./Gazeta Sinjali/