image Ish-ambasadori i shkarkuar nga Osmani: Diplomacia kosovare ka falimentuar

Politikë

Ish-ambasadori i shkarkuar nga Osmani: Diplomacia kosovare ka falimentuar

news image

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, që u shkarkua nga presidentja Osmani ka folur për diplomacinë e Kosovës, të cilën e ka cilësuar si ‘falimentim’, shkruan Sinjali.

Ai, përmes një postimi në “Facebook” për këtë “falimentim të diplomacisë” e ka fajësuar presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.

Pasi kanë dështuar dhe e kanë falimentuar diplomacinë kosovare, përgjegjëset e politikës së jashtme të Kosovës, Osmani dhe Gërvalla, janë të mirëseardhur aktorët, sportistët, këngëtarët dhe të tjerët, që në baza vullnetare ta afirmojnë kudo në botë Kosovën”, ka shkruar Dedaj.

Përkohësisht, zbrazëtirën tij është duke e plotësuar Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani, i cili shërbente si zëvendësshef i misionit në Shkup.

/GazetaSinjali/