Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka vizituar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, në Gjykatën Speciale, në Hagë.
Ai ka shkruar se ish-ushtarët e UÇK-së po qëndrojnë aty me akuza të fabrikuara nga një raport politikë e mashtrues i Dick Martit, për trafikim organesh, por sipas tij, në asnjë paragrafë të aktakuzave ndaj tyre nuk është e thënë dhe e shkruar ajo.
Hasani ka shkruar në Facebook se më e tmerrshmja është se akuzat që atyre ia kishte vendosur Serbia, bashkim për veprimtari armiqësore dhe terrorizëm, tashmë e kishte zëvendësuar me terminologji për të luftuar të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me emërtimin e famshëm Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
Sipas tij, në këtë grup akuzash, Gjykata Speciale ka pranuar nga Prokuroria e Serbisë, akuza të fabrikuara nga gjykimet e të burgosurve shqiptar nëpër burgje të Serbisë gjatë viteve 1998-1999.
Postimi i plotë:
Heronjtë e luftës dhe të paqes !
Heronjtë e luftës dhe të paqes janë Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi te cilet sot perbalen me Gjykaten Speciale.
Në burgun e Scheveningenit sot dhe dje takova shokët, bashkëluftëtarët e mi, ushtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjte e luftës dhe të paqes. Ata i takova aty në kthinat e burgut, me një ndjenjë, në kthim në kohë e në vujtjet e mia nëpër burgjet e Serbisë. Ata i takova aty me një ndjenjë malli e dashurie, me një ndjenjë respekti e krenarie, me një qëndresë burrërore dhe unike të sakrificës sone historike. Ata aty qëndrojnë me akuza të fabrikuara nga një raport politikë e mashtrues i Dick Martit, për trafikim organesh, me të cilin raport të kaluar në asamblen parlamentare të Evropës, ku dhe u themelua Gjykata Speciale nga presione të jashtëzakonshme të faktorit ndërkombëtar si qëllim politik të zbardhet në këtë gjykatë dëshmia Serbe e trilluar për trafikim organesh.
Por, këta djeme u morën dhe u paraburgosen në Burgun e Hagës dhe pranuan një aktakuzë. Në të cilën në asnjë paragrafë nuk është e thënë dhe e shkruar për trafikim organesh të atij raporti të famshëm të Dick Martit. Po aty, në këtë akuze ka fabrikime të akuzave të prokurorisë serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe më e tmerrshmja është se akuzat që neve na kishte vendosur Serbia, bashkim për veprimtari armiqësore dhe terrorizëm tashmë e kishte zëvendësuar me terminologji për të luftuar të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me emërtimin e famshëm Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Në këtë grup akuzash gjykata speciale ka pranuar nga prokuroria e Serbisë, akuza të fabrikuara nga gjykimet e të burgosurve shqiptar nëpër burgje të Serbisë gjatë viteve 1998-1999. Me këto akuza gjykata speciale ka ngritë aktakuzë për Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo në këtë akuzë përfshin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Zonat e UÇK-së, Brigadat e UÇK-së, Ushtarët e UÇK-së dhe çdo gjë që ka të bëjë me UÇK-në. Me këtë prokuroria Speciale nuk ka ngritë kallzim penal kundër individëve të UÇK-së, siç deklarohet, por kundër UÇK-së dhe vlerave të krijuara nga lufta popullore për liri, çlirim e shtet të pavarur.
Sot, kjo luftë ofanzive e Sërbisë, perpiqet të dëmtoj vlerat tona jetësore e historike për liri, kjo lufte aty ne kete gjykate special nuk eshte kundër Hashim Thaqit e të tjerëve, por kundër të drejtës sonë për liri dhe shtet, kundër aleatëve tanë në luftën tonë të përbashkët për çlirim nga shtypja shekullore e koloniale sërbe. Në këtë betejë në këtë gjykatë ata nuk përballen për veten e tyre, ata përballen me mashtrime, shpifjet dhe akuzat sërbe, për UÇK-së, si ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Në këtë betejë duhet të reagohet si komb në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare e çlirimtare të ushtarëve të rënë në fushëbeteja për liri e shtet, sepse në asnjë kohë të historisë sonë nuk kemi bërë krime ndaj asnjë kombi a pakicë kombëtare. Prandaj duhet të reagojmë si një trup i vetëm të mbrojmë te drejten e lirine tonë nga kjo akuzë monstruoze si ndërmarrje e përbashkët kriminale e përshkruhet nga prokuroria Sërbe dhe miratohet nga prokuroria e gjykatës speciale kundër UÇK-së. Ketu akuzohet e tërë UÇK-ja nga kjo prokurori e gjykatës special, ashtu si i ka përshkruar në paragrafët e akuzës , pra po sulmohet e akuzohet i gjithë populli liridashës qe për një shekull luftoi për liri e çlirim kombëtar.
Në vizitë aty te ta ne qelin e burgut, pash qëndrueshmerin në mbrojtjen e vlerave të krijuara me gjak për lirine tonë në gjithë hapesirën tonë gjeografike, ku dhanë jetën me qindra dëshmorë për liri me UÇK-në dhe secili e shprehte pafajsinë në akuzat e ngritura me shpifje nga prokuroria e gjykates speciale.
Aty ne bashkebisedim e thame se ne kem mundur të jemi të vrarë në çdo kohë në lufte, ne ato sfidat që kemi kaluar gjatë kohës së luftës, dhe të jemi dëshmorë të atdheut, por ata sot, ketu po përballen me padrejtësin dhe shpifjet, mashtrimet e genjeshterat. Por në fund te fundit ata jane te vetedijshem per kete sfide dhe do ta tejkalojne e do te jenë triumfues në këtë betejë historike për kombin, për shtetin, për lirinë tone dhe do te dalin me te forte. Une në fjalet e secilit prej tyre e pash lirine tonë që e gëzojmë ne sot, ne shpirte atyre që ishin në beteja, por edhe të atyre që na sulmonin e ishin kundër luftës sonë, dhe të atyre që na adhuronin e na mbështetshin. Nga këta djeme e nga këto beteja sot e kemi shtetin tone. Nga këta djeme e nga këto luftëra shekullore te histories sone të realizuara me Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës, sot e kem Pavaresin e Shtetit të Kosovës, të mbështetur në luftën tonë të drejtë nga aleatët dhe miqte ndërkombëtarë, Amerikan dhe Bashkimi Evropian e shtetet tjera demokratike.
Këta çlirimtar po qëndrojne sot e nje vit, prapa grilave të burgut në Hagë, të gjykatës Speciale të krijuar nga Kuvendi i Kosovës, për të mbrojtur dhe njëhere në fushëbetejë tashmë te drejtesise të drejtën tonë për liri e pavaresi. Pavaresia jone eshte e ligjshme e drejte e patjetersueshme ajo tashme dhe me vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ne Hage për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
Te paraburgosurit tane drejtues te shtetit te Kosoves në qelitë e burgut të Hagës nga një mllef naiv e politikë, po qëndrojnë pa një kujdesje nga institucionet e shtetit që e ka krijuar këtë gjykatë dhe shoqeria civile.
Aty atyre ju shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore në mbrojtjen e tyre të drejtë. Ne e kemi krijuar gjykatën por nuk kem nevoj te frigohemi nga prokuroria e kesaj gjykate, për të mbrojtur luftën tone. Por ne si institucione e shoqeri civile duhet të kujdesemi për mbrojtjen nga shkeljet e të drejtave të tyre nga prokuroria e gjykatës speciale.
Ne si shtet a kemi institucione të shtetit të mbrojtjes te drejtave njeriut e te burgosurve, ku eshte Odë e avokatëve që nuk e ngritë zërin kundër shkeljeve që ju bëhen në gjykatë nga prokuroria ?
Ne a kemi avokatë të popullit ?
Ku eshte Ministria e Drejtësisë që pavarësisht inateve politike ka obligim ligjor që të kujdeset për mbrojtjen e ligjshmerise të burgosurve ?
Ne a kemi Kuvend të Kosovës, e komisione të ligjëve që mbrojnë ligjshmërin dhe kujdesin në mbrojtjen dhe respektim të ligjeve ?
Ne a kemi akademi e akademik që me dijenin e tyre të jenë në mbrojtje të luftës sonë apo jane mbylle si ariu ne strofulle ?
Ne a kemi institute të Historisë a institute tjera që dëshmojnë historinë tonë autoktone dhe gjenocidin sërbë në shekuj kundër popullit shqipëtar ne trojet etnike ?
Ne a kemi Qeveri dhe Presidence, Kuvend dhe deputetë e komisione që kujdesen për qytetarët e tyre që janë në Gjykatën Speciale dhe në mbrojtje te ligjshmerise e kushtetutes dhe të vlerave të luftës e lirisë sonë. ?
Të gjithë ata, që janë ulur në kolltuqet e institucionëve të shtetit të Kosovës, duhet ta din se pa luftën tonë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ishin të shkeper rrugëve të botës pa shenjë e pa nishan.
Pra, Ju nuk bëni shkelje nëse interesoheni për ligjshmërin, ju nuk bëni shkelje nëse kujdesi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ju nuk bëni shkelje nëse kujdeseni për të siguruar gjykim të drejtë me fakte e jo me shpifje, ju nuk bëni shkelje nëse e kundërshtoni konceptin e akuzës Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Duhe ta dini te gjithe I madh e I vogel, intelektual e student, nxenes e mesues, bujke e fshatar, se kjo akuzë na akuzon neve si popull, si komb në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale. Ndersa Shteti jone hesht, bene sehire.
Sigurisht që ju kujtohet në Kuvendin e Kosovës së atëhershëm në vitin 1987 atehere vet Rrahman Morina patë deklaruar se rreth 700.000 shqipëtare kanë kaluar nëpër duart e UDB-ës në trajtime të ndryshme. Ndersa UDB-ja neve na quante grupe kriminale, grupe per bashkim për veprimtari armiqësore, terrorizem etj. Po ashtu tashmë Sërbia me ndikimin e saj perms shpifjeve dhe deklaratave gazetareske të ndryshme së bashku me prokurorin, kanë ngritur kallzimin penal si Ndermarrje e Përbashkët Kriminale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bashkë me ta dhe i gjithe populli dhe une jemi Ndërmarrjes së Përbashkët Popullore Çlirimtare kunder Serbise.
Sot më shumë se kurrë, ata që e duan atdheun dhe lirin e Kosovës, duhet të mblidhen të gjithë bashkë, institucione e shoqëri civile e qytetare dhe aleatë ndërkombëtar në mbrojtjen e luftes sone te drejte dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të saj të krijuara me mund e gjak shekullor të brezave e gjeneratave të prindërve e gjysherve tanë për liri e shtet.
Në Hagë sot mbrohet e drejta jonë si komb, e luftës sonë për liri e krijuar nga UÇK-ja.
Une besoj në pafajsinë e shokëve të mi, të Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaqi, z. Jakup Krasniqi z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi dhe të tjerëve që po mbahen në burgun e Hagës.
Liria ka Emër – Ushtria Çlirimtare e Kosovës !
Kosova ju pret, bashkëluftëtarë !
Ardhshi faqebardh Çlirimtar e shtetar !