image Ish-ambasadori Bosch: Serbia po luan lojë dinake, kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët?

Politikë

Ish-ambasadori Bosch: Serbia po luan lojë dinake, kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët?

news image

Ish-ambasadori I Holandës në Kosovës, Robert Bosch ka thënë se Serbia po luan lojë dinake dhe se për ta normalizimi do të thotë Kosova të jetë pjesë e Serbisë.

Bosch ka shtruar disa pyetje, njëra prej të cilave ishte se “kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët?”.

“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiq e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për ketë. Kur do ta marrim drejtësinë në rajon?”, tha ai.

Bosch iu referua përplasjes në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të Serbisë, Ana Brnabiq.

Kjo e fundit kishte thënë se Kosova dhe Serbia janë një vend dhe jo dy vende të ndara. Kurti i është kundërpërgjigjur duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve me një shtet si Serbia është i vështirë, duke e përmendur se popullata atje është pro BE-së vetëm 36% kurse në Kosovë 95%.

/GazetaSinjali/