Anëtari i Vetëvendosjes, Hysen Durmishi, duket se e ka përjetuar me nervozë koalicionin parazgjedhor të lidhur mes AAK-së dhe ish-kolegëve të tij partiakë, tani në PSD.
Përmes një postimi në Facebook, Durmishi që njihet për deklarata të ngutshme në publik shkruan se është i bindur që lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nuk do të bëjë koalicion me VV-në.
“Që Isa do të tradhtojë unë jam i bindur. Për dallim nga Albini, i cili duket se ka dilema a do ta tradhtojë Isa. Por ka ardhur koha që Isa ta tradhtojë edhe vetveten e të bëhet bashkë me VV”, ka shkruar Durmishi.
Duket se Durmishi po i fikësohet partive të tjera që po lidhin koalicione.
Deri më tani Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë zhvilluar takime për lidhjen e një koalicioni të mundshëm parazgjedhor, mirëpo ende nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje. /Sinjali/