image Isa Mustafa vë vijat e kuqe për koalicione

Kosovë

Isa Mustafa vë vijat e kuqe për koalicione

news image

Në ditën e  parë të rizgjedhjes në krye të LDK-së edhe për një mandat të ri, Isa Mustafa, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, pasi vendi aktualisht është pa Qeveri.

Në konferencën e parë për media menjëherë pas rizgjedhjes, Mustaf ka shprehur qartë qëndrimin e partisë së tij për situatën e krijuar politike.

 “Ne do të procedojmë në shpërbërjen e Kuvendit dhe nuk do të ndërhyjmë në punën e Presidentit”, ka thënë Mustafa.

Po sot, kreu i LDK-së, Mustafa i ka vënë vij të kuqe PDK-së.

“S’do të ketë koalicion me PDK-në, e cila në dy mandatet e fundit ka bërë dy kryeministra të partive tjera, ka thënë Mustafa.   

Është paralajmëruar se të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar datën e seancës për shpërbërjen e Kuvendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në opozitë ndërsa ka numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. \Sinjali\